Edhe Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes e Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes se armëve të reja për Policinë e Kosovës nga Kroacia.
Ajo ka bërë me dije se marrëveshja për furnizimi e policisë me këto armë është iniciuar nga presidentja Osmani.
“Marreveshja e inicuar nga Presidentja e Republikes gjate vizites ne Kroaci, sot u realizua me sukses. Faleminderit partnereve kroate per pergjigjen e menjehershme ndaj kerkeses sone dhe perkrahje e plote per Policine e Kosoves ne misionin e saj te shenjte. Do te kemi akoma lajme te mira”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në profilin e saj në “Facebook”.