E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Skandali i “vajit”, Gruda i PDK’së: Pushteti po frikësohet nga e vërteta!

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë se ashpërsia e ngutia e Qeverisë për të komentuar hetimet në rastin e “Aferës së vajit” në MINT tregon për frikën që kanë ndaj së vërtetës.

Gruda ka thënë se nëse qeveritarët do të ishin të sigurtë që janë të pastër s’do ta kishin problem të prisnin rezultatin e hetimit.

“Ashpërsia dhe ngutia e zyrtarëve të pushtetit për të komentuar hetimet e prokurorisë, dhe fyerjet e tyre ndaj prokurorëve, zbulojn ankthin e madh që kanë për zbulimin e të vërtetës të aferës së grurit dhe vajit.

Është krejt e thjeshtë: nëse do të ishin të sigurt që janë të pastër, do të thoshin që nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do të prisnin rezultatin e hetimit”, shkroi ai ndër tjera.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer