E martë, 26 Nëntor, 2024

Arrestohej për mashtrim pasi u merrte njerëzve para për familjarin e “sëmurë”, tash banor në “It’s my home”

Prej disa ditësh ka nisur edhe edicioni i tretë i “It’s My Home”, format ky imitim i “Big Brother”.

Banorët vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan lajmi.

Ndër të tjera pjesë e formatit është edhe një mërgimtar nga Austria, Hajredin Pireci, i cili zbuloi që punon si menaxher i MC Donald’s atje.

Por ndër të tjera, duket se Pireci ishte i njohur për publikun edhe para “It’s My Home”.

Gjashtë muaj më parë, ai kishte rënë në rrjetën e emisionit hulumtues “Piranjat”, i cili ishte kapur për mashtrim në emër të bamirësve.

Banori i “It’s My Home”, kërkonte të holla me një histori të shpikur për një familjar të tij, për të cilin pretendonte se i duhet shërim jashtë vendit dhe se për këtë i nevojiten 18 mijë euro.

Mërgimtarët ishin caku i tij, ku i priste në aeroport duke iu kërkuar para.

Ndër të tjera ai trajnonte edhe persona të tjerë, duke i mësuar që të kërkojnë shuma të vogla parash, një ose dy euro.

Lidhur me këtë, ai kishte rënë në prangat e Policisë dhe ishte shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer