Janë arrestuar katër persona për përleshje fizike në Llapushnik të Drenasit.
Policia njoftoi se të dyshuarit, meshkuj, pasi për shkak të një fjalosjeje mesi veti ishin përfshirë në përleshje fizike.
Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.