Në qytetin e Skenderajt, dje rreth ores 12:00, janë arrestuar dy persona pasi që gjatë bastisjes së një banese dhe një depoje të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 135 fishekë dhe një sasi prej rreth 45 doza të cilat dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30.3 gram të cilat janë pronë e njërit nga të dyshuarit, shkruan portali rajoni.org.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuari është liruar kurse tjetri është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/