Dje në fshatin Çikatovë e re në Drenas janë arrestuar dy persona për shkak se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një boks hekuri, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 14 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, gjashtë fishekë, një thikë dhe një telefon, transmeton rajoni.org.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Rajoni.org/