Policia e Kosovës ka njoftuar se më 11 gusht 2025, rreth orës 11:00, në Drenas, janë arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, shtetas të Shqipërisë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person, shkruan rajoni.org.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.