Dje rreth orës 17:45 në qytetin e Drenasit janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje mes vete, shkruan portali rajoni.org.
Policia njofton së si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një dëshmitare kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Po ashtu bëhet e ditur nga policia vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri. Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe tetëmbëdhjetë fishekë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.