E enjte, 31 Tetor, 2024

Arrestohen katër të dyshuar se e sulmuan një burrë dhe me forcë e futën në veturë duke e dërguar në një lokacion tjetër

Katër persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se e kanë sulmuar një burrë dhe të njëjtin me forcë e futën në veturë dhe e dërguan në një lokacion tjetër.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:40 dhe është iniciuar si “Privim i kundërligjshëm nga liria”.

“Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer