E hënë, 8 Korrik, 2024

Arrestohet i dyshuari për kanosjen e prokurorit, Policia thotë se kishte të veshur antiplumb

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Prishtinë, meqë i njëjti nuk e kishte liruar zyrën e prokurorit dhe e kishte kanosur me fjalë të njëjtin, raporton Express.

Gjatë kontrollit trupor, Policia njofton se i njëjti kishte të veshur një antiplumb.

“KANOSJE- Prokuroria Themelore Prishtinë 04.07.2024-10:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer