Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar për vrasjen që ndodhi dje në Fushticë të Drenasit.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“VRASJE- Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”