Një burrë është arrestuar dje rreth orës 3:40 në qytetin e Klinës pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën-djalin e tij, kishin filluar që të përleshen fizikisht në mes vete, shkruan portali rajoni.org.
Si pasojë e dhunës fizike, djali ka pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Rajoni.org/