E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Arrestohet legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann

Legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann, është ndaluar nën dyshimet se ka vozitur në gjendje të dehur.

Ai është fotografuar duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, të dielën në Mynih.

Gjermani 54 vjeçar, më pas u tërhoq nga policët jashtë festivalit të birrës dhe ishte në gjendje të keqe dhe kishte erë alkooli, raporton Bild

Jens Lehmann u pa në Oktoberfest

Testet e frymëmarrjes duhej të anuloheshin sepse ai “nuk ishte më në gjendje të frynte” dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion të Policisë për teste të mëtejshme.

Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer