Është arrestuar një burrë në Vushtrri nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur.
Sipas policisë ai u zu duke e mbajtur me forcë të miturën.
Rasti është cilësuar “dhunim”.
“Vushtrri 02.07.2024-10:00. Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur. Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.