Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën në orën 13 e 40 minuta një grua në Komunën e Drenasit pasi që ajo dyshohet se është përfshirë në një rrahje, shkruan portali rajoni.org.
“Pas një mosmarrëveshje midis disa personash është arrestuar e dyshuara femër kosovare, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me rastin po merret policia në Drenas ndërsa me urdhër të prokurorit e arrestuara do të përgjigjet për veprën penale lëndim i lehtë trupor./Rajoni.org/