Një person është arrestuar në Pejë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën dhunim.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.