Monday, March 9, 2026

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se e sulmoi me thikë një tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, i dyshuar për lëndim të rëndë trupor, shkruan rajoni.org.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 8 mars 2026 rreth orës 20:23. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) një tjetër mashkull kosovar.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer