Friday, September 12, 2025

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se goditi viktimën me derën e automjetit

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Poklek i Ri, Gllogoc, lidhur me një rast të ndodhur më 27 gusht 2025, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit, më 11 shtator 2025 është arrestuar një i dyshuar kosovar, pasi dyshohet se në datën e cekur i kishte shkaktuar lëndime një viktime mashkull kosovar, duke e goditur me derën e automjetit, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej nga organet kompetente.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer