Dje rreth ores 01:50, është arrestuar një person në qytetin e Drenasit, i cili pasi ishte fjalosur me viktimën femër, dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht, shkruan portali rajoni.org.
E njëjta dyshohet se me pas ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/