Është arrestuar një person dje rreth orës 18:45 në Fshatin Llaushë të Skenderaj, pasiqë i njëjti dyshohet që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri, shkruan portali rajoni.org.
Policia njofton së në vendin e ngjarjes nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gaz si dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Rajoni.org/