Është arrestuar një person në fshatin Qupevë të Klinës pasi që i njëjti dyshohet së fillimisht kishte dëmtuar veturën e më pas kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar, transmeton portali rajoni.org.
Policia në raportin 24 orësh njofton së viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.