Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në fshatin Shupkofc të Mitrovicës Jugore, pasi dyshohet se ka tentuar të përfitojë para në mënyrë të kundërligjshme përmes detyrimit, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 5 korrik rreth orës 14:30, kur i dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar nga punëtor i autolarjes shumën prej 5 mijë eurosh. Ai kishte pretenduar se nga vetura e tij, e larë në atë autolarje, ishte “vjedhur” një sasi e drogës që sipas tij kishte vlerën e përmendur.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.