Në orët e mbrëmjes së datës 17 maj 2023, policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, shkruan portali rajoni.org.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës” .