Monday, August 11, 2025

Arrestohet një person në Skenderaj për armëmbajtje pa leje

Me datë 10.08.2025 rreth orës 09:00, Policia në Skenderaj është njoftuar për një përleshje në një lokal në fshatin Polac të Skenderajt.

Policia është përgjigjur në këtë rast dhe sipas informatave të para, një njësi e Trafikut Rajonal kishte ndërhyrë në rast dhe kishin ndaluar përleshjen mes palëve.

Sipas njoftimeve nga vendi i ngjajres gjatë përleshjes një person ishte lënduar.

Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e QKMF në Skenderaj për tretman mjekësor e më pas edhe në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe sipas mjekut lëndimet janë të natyrës së lehtë.

Pas tretmanit mjkësor, personi është intervistuar pasi që kishte qenë edhe i dyshuari në këtë rast.

Një armë e llojit pistoletë dhe një karikator me gjashtë (6) fishekë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes, të cilat i përkisnin personit të dyshuar.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy (2) gëzhoja dhe një(1) predhë.

Njësitë kompetente kanë ekzaminuar vendin e ngjajres, kanë intervistuar dëshmitarët dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojsme hetimore në lidhje me rastin.

Është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të inicohet rasti për veprat penale: ,,Armëmbajtje pa leje” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, e poashtu me vendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer