Dje në qytetin e Skenderajt rreth ores 12:55 është arrestuar një person, pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri, shkruan portali rajoni.org.
Policia njofton së nga i dyshuari është konfiskuar një armë e zjarrit (pistoletë). Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është konfiskuar një gëzhojë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Rajoni.org/