E hënë, 28 Tetor, 2024

Arrestohet një person në Skenderaj, policia zbulon detajet

Gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Skenderaj Policia e Kosovës ka arrestuar një përson, shkruan portali rajoni.org.

Ai është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Po ashtu është bërë e ditur se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë aparate te lojërave, dy televizorë, dhe dëshmi tjera relevante.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer