Dje rreth ores 14:00, një person ka raportuar në stacionin policor të Drenasit se, lidhur me shfrytëzimin e një prone për të cilën pritet vendimi mbi lirimin e saj, dy të dyshuarit (shfrytëzues prone) verbalisht duke iu drejtuar dëshmitarit kanë kanosur atë dhe disa persona të tjerë, shkruan portali rajoni.org.
Policia njofton së dy të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.