E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Arrestohet personi që kërcënoi publikisht se do hedh bomba në xhaminë e madhe në Mitrovicë

Një video e shkëputur nga një ‘live’ në rrjetin social TikTok, ku një person me emrin ‘Patrik Kurti’ kërcënon publikisht se do hedh bomba gjatë namazit të xhumasë në xhaminë e madhe në Mitrovicë, është bërë virale në rrjet, raporton Gazeta Sinjali.

Në videon e publikuar qytetari dëgjohet duke thënë se do të marrë tri dardha dhe do t’i fus në xhami që të vdesin sa ma shumë myslimanë.

Sinjali mëson se ky kërcënim i hapur ka aktivizuar njësitë policore të cilët janë vënë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga Kurtin.

Ai është shoqëruar në stacion policor që të intervistohet nga organet e hetuesisë lidhur me deklaratat e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer