Policia e Kosovës, sot më 10.09. 2024, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).
“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë”, thuhet në njoftm.