Një përson në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri është arrestuar dje rreth orës 7:20 të mbrëmjës, pasi që i njëjti dyshohet se i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, derisa i ishin përgjigjur një rasti për dhunë në familje, shkruan portali rajoni.org.
Policia raporton në raportin 24’orësh së tre zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor dhe sipas raporteve mjekësore kanë pësuar lëndime të lehta.
I dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.