Dje pas mesnatës në ora 00:10 në Komunën e Vushtrrisë është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me të arritur njësiti policor në vendin e ngjarjes , i dyshuari kishte sulmuar fizikisht edhe njësitin policor duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore sipas raportit mjekësor, shkruan rajoni.org.
Bëhet e ditur së tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarit për shkak të gjendje së rënduar psikologjike.
Policia njofton në raportin 24 orësh së pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/