Veterani spanjoll Sergio Ramos raportohet se karrierën do të vazhdojë tek Sevilla.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe PSG-së, do të rikthehet te Sevilla.
Romano shkruan se marrëveshja verbale në mes të mbrojtësit dhe klubit është arritur dhe Ramos pas viteve rikthehet në ish-klubin e tij, Sevilla.
Ramos kërkohej edhe nga Arabia dhe Turqia, por siç raportohet, spanjolli, i cili është në fund të karrierës së tij, do të vesh sërish fanellën e Sevillas.