E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Arsenalit gati t’i ikë drejtori sportiv, ia ‘rrëmben’ pasaniku grek

Arsenali së shpejti do mbetet pa drejtor sportiv. Sipas “Sky Sports”, Edu, i cili kohët e fundit ishte në Brazil për t’u marrë me çështje personale, mori vendimin për t’u larguar nga “Topçinjtë”, ku kaloi kohë edhe si futbollist.

Sipas të njëjtit burim, drejtori brazilian po konsiderohej për një rol në grupin e klubeve të Evangelos Marinakis, të përbërë nga Nottingham Forest, Olympiakos dhe Rio Ave.

Evangelos Marinakis po kërkon një klub të katërt për t’i shtuar grupit. “Sky Sports” thekson, megjithatë, se nuk është e qartë nëse kjo ishte arsyeja që e shtyu Edu të vendoste të largohej nga londinezët.

Arsenali u befasua nga vendimi i Edu, i cili ka një lidhje të fortë me Mikel Artetën dhe ka qenë vendimtar për projektin e klubit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer