Arsim Bajrami u ka drejtuar një thirrje publike liderëve politikë në vend, për ndërtimin e një uniteti konsensual për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim shmangien e krizave institucionale dhe zgjedhjeve të parakohshme.
Në letrën e tij drejtuar Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, Bajrami thekson rëndësinë e stabilitetit institucional në një kohë sfidash gjeopolitike dhe të sigurisë për vendin.
Ai vë në pah përvojën e tij në proceset kyçe të shtetndërtimit, përfshirë hartimin e akteve kushtetuese dhe pjesëmarrjen në negociatat ndërkombëtare, ndërsa shpreh gatishmërinë për të qenë kandidat konsensual për President, në funksion të unitetit politik dhe përmbylljes së qëndrueshme të procesit të shtetndërtimit.