Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit të Drenicës kanë arritur që të zgjedhin trajnerin e ri që do t’i prijë ekipit në stinorin pranveror.
Arsim Thaçi, zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit të Drenicës, dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës.
Thaçi ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, dhe pervoja e tij besojmë që do të sherbejë që klubi të arrij objektivin, rikthimin në Superligë.