Në prag të zgjedhjeve nacionale, përpjekjet për unifikimin e degës së PDK’së në Drenas kanë filluar, shkruan portali rajoni.org.
Mirëpo burime të portalit rajoni.org brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur së PDK në Drenas në këto zgjedhje është duke hyrë e përçarë dhe e ndarë në së paku tre grupacione.
Tutje ky burim ka thënë së kjo parti në Drenas po ka vështirësi edhe për nominimet për deputet.
“Jo që nuk ka unifikim. Tre grupacione jemi momentalisht. A e din së po ka vështirësi edhe me përzgjedhjen e listës për nominime për deputet. Nuk janë duke arritë as kanidatet për deputet me i caktu”, ka thënë burimi i rajonit.
Ai tutje thotë së mos unifikimi i degës, PDK’së do të i kushtoj me zvogëlim të votave.
“PDK në Drenas ka me vazhdu trendin e zvogëlimit të numrit të votuesve. E gjithë kjo për shkak të përçarjës që është shkaktuar. Për këtë arsyje atij (nuk dua të ia përmend emrin) i ka hyrë frika në palcë”, ka përfunduar ai.