Oltion Ahmeti i është drejtuar me një kërkesë zyrtare kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, duke theksuar se seanca inauguruese është caktuar të premten, më 12 dhjetor 2025, në ora 12:00 – orar që përkon me namazin e xhumasë.
Ai ka thënë se, ashtu si shumë qytetarë të Mitrovicës, edhe vetë praktikon faljen e xhumasë çdo javë dhe për këtë arsye nuk mund të marrë pjesë në mbledhje në atë orar.
Asambleisti ka propozuar që seanca të zhvendoset në ora 10:00, duke theksuar se kërkesa e tij është “e sinqertë dhe njerëzore”, pa asnjë prapavijë politike. Ai ka shtuar se një ndryshim i tillë do të respektonte praktikat fetare të qytetarëve dhe do të shmangte konfliktin mes obligimeve fetare dhe atyre institucionale.