E enjte, 16 Janar, 2025

Reagojnë asamblistët e përjashtuar nga Ramiz Lladrovci: Nuk e njohim vedimin e “Lepurit të dehur”

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim për përjashtimin e përkohëshëm të tre asamblistëve të PDK-së nga Grupi i asamblistëve dhe nga funksionet tjera të nivelit lokal, shkruan portali rajoni.org.

LEXO EDHE: Besnikria e Ramiz Lladrovcit ndaj shokëve!? E përjashton nga PDK’ja, asamblistin qe dikur e quantë mik të tij e të familjës!

Pas këtyrë perjashtimeve tre asamblistet: Labinot Halilaj, Arigon Sinani dhe Hamit Kastrati kanë reaguar më nje letër publike, të cilen edhe i’a kanë derguar kryetarit të PDK’së, Memli Krasniqit.

Ata ndër të tjera kanë thënë se nuk e njohin vendimin e Lladrovcit të cilin e kanë cilësuar si lepur të dehur.

Tutje ky grup ka kërkuar nga Memli Krasniqi qe të i shpall zgjedhjet e brendshme në dege dhe qe sipas tyre mos të vazhdohet me këtë ushtrues detyrë i cili vetëm e ka zvogluar PDK’në.

Letra e plotë dërguar Memli Krasniqit.

Për: Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Nga: Labinot Halilaj nënkryetar i PDK-së dega Drenas, Arigon Sinani anëtar i Kryesisë dega Drenas, Hamit Kastrati anëtar i Kryesisë dega Drenas

CC: Kryesia e Partise Demokratike

I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi e nderuar Kryesia e Partisë Demokratike, besoi që të gjithë jeni të informuar mbi Vendimin e perjashtimit të përkohshem te tre asambleisteve nga grupi i asambleisteve tē PDK-së si dhe të giitha funksionet e tjera në nivel lokal nga UD-ja i Krytearit të partise dega Drenas z. Lladrovci, me ç’rast ju informojm se këtë vendim të tij ne nuk e njohim.

I mbeshtetur në frymëzimin kinse këtë vendim e ka bërë pa dëshirën e tij por në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe PDK-së, ju informojmë se asnjëra nuk qendrojnë.
Idet e tij që të githa propozim-vendimet duhet votuar për, edhe kur nuk kanë përgatitje profesionale siç është rasti i dhënjes në shfrytëzim të Pronës Publike, ku Kuvendi tek në mbledhjen e fundit aprovon planin rregullativ të qendres së qytetit, ndërsa propozimi për dhënie në shfrytëzim të pronës publike parcella “Komuna e Vjeter” që lidhet me ndërtimin e lartë dhe me planin rregullativë të qytetit është dërguar për votim në Kuvendin Komunal vitin e kaluar duke injoruar kështu këtë dokument të rëndësishëm ligjor. Propozimin për votime e bazon vetëm në dokumentin e aprovuar hartat zonale, e e giitha kjo ka qenë e papranushme nga ana jonë.
Diskutim tjetër ka qenë sheshi aktual dhe zgjerimi i tij. Duke pasur parasysh se sheshi aktual i përmbush nevojat qytetare e deklaruar edhe nga kompania që ka përgatitur planin rregullative të qytetit e nuk ka pasur fare nevoj as të diskutohet rreth zgjerimit të tijë, e që fatkeqësisht edhe ky ekzistuesi është pothuajse në gjendje të shemtuar, na është dukur i panevojshëm investimi i rreth 5milion euro, marrë parasysh edhe nevojat dhe hallet tjera që janë të panumerta të qytetarëve, ku kemi kërkuar që mjetet nga Granti të shfrytëzohen për qëllime të tjera.
Diskutim tieter ka qenë Kodet Buxhetore, të futura në një dokument, ku propozimi dhe aprovimin me vones i tyre e mban të drejten autoriale vetëm ekzekutivi i drejtuar nga ai, ku dhe tendeca e mos realizimit të shfrytëzimit tyre si dhe grantit të sheshit janë të kota duke tentuar të justifikoi mos shfrytezimin e tyre nën pretekstin çdo e mirë më takon mua dhe të gjitha të këqiat ju takojnë të tjerëve.

E sa i përketë për të mirën e Partisë edhe këtu i kemi disa fjalë! Si ka mundësi që asnjëri nga
nënkrytearët e partisë së degës nuk e mban asnjë pozitë të rëndësishme, në qeverisjen e tij ?Si ka mundësi që asnjëri nga anëtarët e kryesisë se degës që ju është nënshtru procedurës së zgjedhjeve nuk e mban asnjë pozitë të rëndësishme në qeverisjen tij? Si ka mundësi që UD kryetari nuk qëndron në
raporte të mira me asnjë nga figurat e degës së partisë?Si ka mundësi duke mos i mjaftuarr ndarja e DD-së nga PDK-ja vazhdon të e ndaj të fundit edhe me ne? Si ka mundësi edhe vendimin për largimin tonë të përkohshëm e merr pa asnjë takim të kryesisë se degës dhe të grupit kuvendar qofë edhe karakterit informues?Por si një lepur i dehur vazhdon me veprime kinse për të mirën e partisë.

Inderuar z. Krasniqi dhe Kryesi e Qendrës mos besoni në asgjë nga UD-ja e Kryetarit të degës në atë çka thotë dhe kërkojmë që edhe ju mos ta njihni këtë vendim të tillë. Se për të gjitha nëse z. Lladrovci është duke menduar vetëm për të mirën e partisë jo, por të shpallen zgjedhjet brenda degës e mos të vazhdohet me këtë Ushtrues Detyre që balotazhi dhe tkurrja e partisë është i vetmi rezultat i
prekshëm i tij.

Me respekt
Labinot Halilaj
Arigon Sinani
Hamit Kastrati

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer