Thursday, July 17, 2025

Asamblisti i VV’së në Mitrovicë: Mbështetja për Faton Pecin është mbështetje për frymën e bashkëqeverisjes sonë

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Kushtrim Zeneli, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për kandidaturën e Faton Pecit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të gjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë Guxo, shkruan rajoni.org.

Ai ka thënë bashkëpunimin ndërvite mes këtyre subjekteve politike, që nga zgjedhjet parlamentare e deri te zgjedhjet lokale, ku Guxo ka qenë pjesë aktive nëpërmjet kandidatëve, komisionerëve dhe vëzhguesve.

Postimit:

Le ta bëjmë bashkë edhe këtë betejë, për Lëvizjen, për Fatonin, për qytetarët tanë!

Faton Peci nuk është thjesht një kandidat. Ai është përfaqësimi i një bashkëpunimi të ndershëm dhe të dëshmuar në vite mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe GUXO-s. Një njeri me integritet, me përvojë, një ministër tejet i sukses’shëm dhe me lidhje të drejtpërdrejta me nivelin qendror e me Kryeministrin.

Që nga zgjedhjet e vitit 2021, raportet tona me GUXO-n kanë qenë të qëndrueshme e konstruktive. Jo si dy subjekte të ndryshme, por si një trup i vetëm politik. Në zgjedhjet qendrore të vitit 2021 ishim bashkë ku arritem një rekord historik, në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishim kandidatë nga GUXO në listën tonë, ndersa ne zgjedhjet e shkurtit 2025 triumfuam prape bashke. Nga Guxo kishim vezhgues, komisionerë, pra kishim mbrojtës të votës tonë, të koalicionit tonë qeverisës LVV–GUXO–Alternativa.

Mbështetja për Faton Pecin është mbështetje për frymën e bashkëqeverisjes sonë, për besueshmërinë tonë dhe për të ardhmen që po ndërtojmë bashkë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer