Asamblisti i Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, me një postim në rrjetin social “facebook”, ka komentuar raportin e zyres se auditorit për komunën e Skenderajt, transmeton portali rajoni.org.
Ai thotë se Komuna e Skenderaj po i kryen punët pa respektuar procedurat ligjore dhe se kërkush nuk po e ngucë.
“Qe vëlla qysh kryhen punët pa respektuar procedurat ligjore edhe kërkush nuk të ngucë!”
”Në fillim të punës si asamblist, erdh raporti i punëve të kryera dhe në atë raport, rruga Kuqicë – Ternac me letra ishte e përfunduar 100%. Pata mbet gjysmë dite t’u e lyp rrugën, her dil në Kuqicë e her në Ternac. Rruga në letra po, por në terren kërkund. Mandej pata shku në QKMF, dy ashensorë të përfunduar, edha ata 100%. Ashensorët nuk më pat ra me i lyp shumë, sepse vendi i tyre dihej, i kishin pas izoluar me njëlloj materiali e fasadë përmbi. I pata gjetë edhe nja 7 raste të njëjta. Në letra 100% të përfunduar, po në realitet askund. Lëndën e pata dorëzuar te organet çkompetente. Me çfarë entuziazmi i pata dërguar ato lëndë!”
Tutje ai ka thënë se drejtësia selektive është më e keqe se mungesa e drejtësisë!
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/100001378927646/posts/pfbid0kEZcpri6gEKymH8yVMAmt7eKfg72R8Q5T76m5jtAaFfXsJUkCYbHif3BxjKGcDT3l/?mibextid=ceOks4