Monday, September 1, 2025

Asfaltohet rruga kryesore në fshatin Lumadh të Vushtrrisë

Investimet infrastrukturore në Komunën e Vushtrrisë po vazhdojnë me intensitet. Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Lumadh.

Ky projekt konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit për banorët e zonës, duke ofruar një infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe përmirëson cilësinë e jetesës së tyre.

“Një projekt i rëndësishëm dhe modern, që ua lehtëson jetën dhe qarkullimin të gjithë qytetarëve. E gëzofshin banorët!”, ka shkruar Idrizi.

Përmes këtij investimi, banorët e Lumadhit tashmë do të kenë një rrugë të përshtatshme për qarkullim, duke ndikuar pozitivisht edhe në zhvillimin e fshatit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer