E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Askush nuk mund të të thyejë” – Xhensila Myrtezaj me një tjetër postim thumbues?

Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që këtë periudhë ka qenë në vëmendje të madhe.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, bukuroshen e njohur e cila u përfol tejet shumë për ndarjen nga Bes Kallaku.

Derisa po komentohet për ndarjen e tyre, ata po vazhdojnë të jenë aktiv në rrjete sociale, e herë edhe duke ‘thumbuar’ njëri-tjetrin.

Ka qenë aktori e këngëtari që ka sjellë së fundmi një projekt të ri të quajtur “Mosmirënjohja”, për të cilin u tha se ia ka dedikuar ish-bashkëshortes.

Artistja në anën tjetër solli një video të re me një fustan shkëlqyes, me anë të të cilës ka përcjell edhe një mesazh.

“Kujtoje gjithmonë, je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”, u shpreh ajo.

Të njëjtit theksojmë se kanë bashkë dy fëmijë: vajzën Ajka dhe djalin Amen.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer