E martë, 14 Janar, 2025

Asllani vendos objektivat: Duam titullin

“Të kthehesh këtu është një emocion i mrekullueshëm. Të shohësh shokët e skuadrës gjithmonë ka një efekt të caktuar, është diçka që të mungon kur je me pushime. Mezi presim të nisemi përsëri”.

Kështu është shprehur mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani në intervistën “Inter TV”.

Sa dëshirë keni të riniseni dhe cilat janë objektivat?

“Kam shumë dëshirë të rinisemi nga e para… Do të flasim për objektivat me trajnerin, por e dimë që këtë vit do të duhet të përpiqemi të marrim kampionatin mbi të gjitha”.

Po ktheheni nga një sezon i mrekullueshëm, niveli është rritur…

“Po, ishte një sezon i mrekullueshëm për mua, një përvojë e pabesueshme. Shokët e mi të skuadrës më ndihmuan shumë, le të shpresojmë se mund të bëjmë edhe më mire”.

Sa të rëndësishme janë këto ditë për të arritur sa më mirë në angazhimet zyrtare?

“Vlen shumë. Përgatitja është e rëndësishme, duhet të vendosim karburantin në këmbë dhe të punojmë shumë për të arritur në 20 gusht në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer