E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Asamblisti Xhaferi i’a numëron premtimet e pa realizuara Ferit Idrizit: I mashtrove mësuesit

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të komunës, Ferit Idrizi, duke denoncuar dështimet e tij në përmbushjen e premtimeve për mësuesit dhe arsimin në përgjithësi. Në një postim të fortë në rrjetet sociale, Xhaferi ka theksuar një sërë problemesh dhe mashtrimesh që po ndodhin gjatë Qeverisjes Idrizi, të cilat kanë dëmtuar rëndë jo vetëm mësuesit, por edhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë.

Ai tutje ka theksuar se kryetari Idrizi, gjatë fushatës së tij kishte premtuar përqendrim të veçantë në arsimin e komunës, ka dështuar në shumë aspekte. Sipas tij, Idrizi ka mashtruar mësuesit duke premtuar pagesa për shujta, ndërsa vetëm disa ditë më parë përmbaruesi kishte njoftuar tërheqjen e fondeve. Ai gjithashtu ka ironizuar shprehjen e preferuar të kryetarit, “BESOMNI”, duke theksuar se mësuesit jo vetëm që janë përballur me vonesa në pagesa, por kanë parë edhe premtime të tjera të paplotësuara.

Postimi i plotë:

Paradokset në arsimin e Vushtrrisë 😲

• Kryetari ftoi mësuesit në koktej (shih foton 1), me arsyetimin “Javën tjetër kryetari do t’i ndajë pagesat për shujtat” (shih foton 2)!
• Tri-katër ditë më parë, përmbaruesi e kishte njoftuar se do të tërhiqte mjetet, ndërsa kryetari del dhe thotë se brenda dy ditësh unë do t’i ndajë!
• TJETRA: Ky kryetar, që vjen nga fusha e arsimit dhe gjatë fushatës kishte premtuar se do të fokusohej “specifikisht” në arsim, ka premtuar:
• “BESOMNI”, shprehja e tij e preferuar: “Me mua nuk do të shkoni nëpër gjykata si me Xhafen.”
• Vitin e parë jo vetëm që nuk shkuan, por edhe ua vonoi pagesat.
• Vitin e dytë e prezantoi si komuna e parë që e realizoi diçka që është pjesë e kontratës kolektive!

Premtime të tjera:

1. Laptopë për drejtorët e shkollave ❌
2. Laptopë për të gjithë mësuesit ❌
3. Smartboard për të gjitha klasat ❌ (Në disa shkolla edhe tabelat e zakonshme janë dëmtuar)
4. Çerdhe të reja ❌ (Asnjë deri tani)
5. Punësime jopartiake ❌ (Gjykata po ia kthen vendimet për punësimet e fabrikuara)

Sa për të mos harruar:
3 drejtorë të arsimit deri tani… Çdo vit nga 1 drejtor! 🤮

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer