E diel, 27 Tetor, 2024

Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club ,,Rifat Kukaj” Drenas mbajti sot manifestimin letrar ,,Vjeshta dhe Vargjet”

Sot u mbajt Edicionit XI i manifestimit letrar ,,Vjeshta dhe Vargjet” organizuar nga Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club ,,Rifat Kukaj” në Drenas, e në kujtim të poetit Rifat Kukaj. Manifestimi u mbajt në Bibliotekën e Shkollës së Mesme Profesionale ,,Fehmi Lladrovci” në Drenas me pjesmarrje të krijuesve letrar nga Kosovs dhe Shqipëria. dhe filloj me himnin ,,Baresha”.me rekstbtë poetit Rifat Kukaj e kompozim të kompozitorit Rexho Muliqi.

Nga: Izet Abdyli

Fillimisht manifestimin e hapi Izet Abdyli jryetar i Art Club ,,Rifat Kukaj” i cili shpalosi rrugëtimin e këtij manifestimi nga edicioni parë e deri te edicioni njëmbëdhjetë. Me këtë rast u mbajt tryeza tematike për krijimtarinë letrare e studimore te shkrimtarit e studiusit të letërsisë Mr. Sinan Gashi. Pas leximit të biografisë së Dinan Gashit nga Halil Xani me kumtesa u paraqiten: Nexhat Rexha kritik letrar, Doktorante Kosovare Krasniqi dhe Hazir Mehmeti shkrimtar.. Në kuader të manifestimit u mbajt ora letrare ,, Rifat Kukaj” ku juria në përberje: Adil Olluri, Majlinda Sinani dhe Albin Mehmeti, pasi vlerësoi 37 poezitë e arritura në konkursin anonim letrar ndanë këto çmime.

Vendi i parë, poezia : E patitulluar, shifra ,,1981″ me autor Mehdi Krasniqi, Vendi i dytë, poezia Prekëm :shifra ,,KLAJDI” me autor LulzimLogu ,” vendi i tretë, poezia: Pelegrinazh yjesh, shifra ,,Zëri” me autore Zylfije Gërvalla.

Çmimi motivues për të rinjë ,,Iljsz Prokshi” e moren Vlora Hajdari dhe Arbenitë Kuliqi. Ndërsa Çmimin.për vepër jetësore në krijimtari Kryesia e Art Club ,, Rifat Kukaj” ia ndau shkrimtarit Halil Xani.

Në holin e shkolles u hap edhe ekspozita e artit figurativ me pikturat e piktorit Arbër Elshaninpër të cilën foli Piktori Fatmir Caraku.. Në fund u nderuan me mirnjohje per kontribute në organizim të manifestimit: Sinan Gashi, Nexhat Rexha, Kosovare Krasniqi, Arben Elshani dhe.Rexhep Kastrati.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer