E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Aulona Musta vjen opinjoniste në emisionin më të shikuar në Shqipëri

Prej disa sezonesh Aulona Mustën e kemi parë në drejtimin e programit të saj “Naten me Aulonën” në MCN Tv, por këtë sezon duket se gazetarja e njohur ka vendosur të bëj një rikthim në Top Channel, këtë herë në rolin e opinionistes.

Kështu, sic është zbuluar në puntatën e sotme të “Për’puthen”, Musta do të jetë opinionistja e re e programit dating, krahas Neda Ballukut, një pozicion që deri sezonin e shkuar e mbante Arjan Konomi.

Për Aulonën bëhet fjalë për një rikthim në Top Channel, ndërsa më parë ka qenë po në një rol të ngjashë në “Top Show Magazine”, bashkë me “partneren” e saj televizive, Fatma Haxhialiun, më pas programi i tyre “Thumb” u transmetua për një sezon në këtë ekran, ndërsa e kemi parë edhe si opinioniste apo pjesë të paneleve, si në “Për’puthen”, ashtu edhe në Big Brother “Fan Club”.

Prezantimi i moderatores sot në “Për’puthen” ka qenë po ashtu i vecantë, teksa është shfaqur bashkë me partnerin, Tomin, i cili i ka lënë edhe një porosi para marrjes së “detyrës” së re.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer