E martë, 19 Nëntor, 2024

Autoriteti i Konkurrencës nis hetim ndaj Telekomit të Serbisë, këto janë detajet

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim ndaj MTS, filialit të Telekomit të Serbisë në Kosovë. Ky hetim është nisur nën dyshimin se ndërmarrja ka realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës duke fituar kontroll mbi ndërmarrjet tjera për të cilat përmbushet detyrimi ligjor për njoftimin e përqendrimit sipas Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Selajdin Beqa, thotë për Ekonomia Online është nxjerrë një Konkluzion për fillimin e procedurës kundër MTS D.O.O, e cila operon në tregun e Kosovës me ofrim të shërbimeve të internetit dhe atë kabllor.

“Në fund të vitit 2022 kemi filluar monitorim të theksuar të tregut të telekomunikimeve siç jeni të njohur edhe media e juaj edhe opinioni i gjerë kemi hapur disa hetime nga ky sektor, me të cilët jemi në procedurë tash më hetimore dhe vlen të theksohet rasti i procedurës hetimore ndaj ndërmarrjes MTS për të cilën veçse tash jemi në hapat e fundit të procedurës ku pala është njoftuar për njoftimin e fakteve paraprake të konstatuara në procedurë tash më i kemi edhe konstatimin e fakteve me të cilat do të ftohet ndërmarrja në seanca dëgjimore para komisionit të Autoritetit të Konkurrencës dhe aty do të përballemi me të gjeturat të cilat janë konstatuar nga grupet hetimore në kuadër të AK dhe mbi bazën e asaj, tani komisioni do të tërhiqet të marrë një vendim”, u shpreh Beqa për EO.

“… ne kishim hapur hetim ndaj ndërmarrjes MTS lidhur me mosaplikimin e paraqitjes së njoftimit të përqendrimeve në Autoritetin e Konkurrencës ashtu si e parasheh ligji, ndërmarrja kishte dështuar të paraqes pranë autoritetit transaksionet me të cilat kishte blerë disa ndërmarrje në vendbanime të ndryshme të Kosovës duke i blerë ato pa i paraqit modifikimin ne autoritet dhe mbi këtë bazë ne kemi hapur hetim, tash kem bërë njoftimin preliminar, jemi te konstatimi fakteve dhe shkojmë sipas procedurës ligjore në seanca dëgjimore me ndërmarrjen dhe tani komisioni e thotë fjalën e vet”, thotë tutje Beqa.

Beqa ka treguar se në njoftimin e fakteve, MTS ka blerë së paku katër ndërmarrje regjionale, në vendbanimet kryesisht të banuara me serb.

“Në veri dhe gjithsej 11 komuna gjithandej duke filluar nga veriu, komuna e Shtërpcës, Graçanicës e tjera, ku ka vendbanime të komunitetit serb. Është ë habitshme ky fakt por kështu është”, thotë Beqa, teksa tregoi edhe për kohën se kur kanë filluar këto hetime.

“Në vjeshtën e vonshme të vitit të kaluar, Autoriteti vazhdimisht bënë monitorime të tregjeve të caktuara. Tregu i telekomunikimeve respektivisht kabllorë dhe shërbime të internetit po duket që kanë një shkallë të lartë të koncentrimit, dhe në bazën e kësaj ne në atë kohë kemi filluar monitorimet të cilat dolën me dyshime të bazuara se mund të fillojmë një procedurë hetimore dhe me pa çfarë ka ndodhur, përkitazi me ketë ne kemi hapur fillimisht hetim ndaj ndërmarrjes MTS e po ashtu kemi hapur edhe hetime, kemi pasur edhe ankesa në fakt, e kemi vazhduar procedurën sipas detyrës zyrtare”, u shpreh Beqa, duke thënë se ankesat kryesisht kanë ardhur nga ndërmarrjet e vogla. /EO/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer