Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet me numër 6 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, së bashku me kandidaten Hykmete Bajrami, kanë vizituar fermën e pulave “Bellini” në fshatin Skivjan të Gjakovës.
Gjatë vizitës, Hoti u njoh nga afër me punën dhe përkushtimin e prodhuesve vendorë, duke dëgjuar edhe kërkesat dhe sfidat me të cilat përballen ata në sektorin e bujqësisë dhe prodhimit.
Postimi:
Sot, bashkë me Hykmete N. Bajrami vizituam fermën e pulave “Bellini” në Skivjan të Gjakovës.
Ishte kënaqësi ta shohim nga afër përkushtimin e këtyre prodhuesve dhe t’i dëgjojmë kërkesat e tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë krah sektorit prodhues.
#LDK 123✅
#AvdullahHoti 6✅


