E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Avokatët e Diddyt paraqesin një kërkesë të katërt për lirimin e tij

Avokatët e Sean Diddy Combs kanë paraqitur një kërkesë të katërt për lirimin me kusht, duke kërkuar që reperi të dalë përpara gjyqit të tij.

Në kërkesën e dorëzuar më 8 nëntor, ekipi juridik i të akuzuarit P Diddy tregon prova të reja që i konsiderojnë të mjaftueshme për lirinë e përkohshme të tij, shkruan People, transmeton Telegrafi.

Videoja, e cila tregon P Diddy duke sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, Cassie Ventura, është filmuar në Los Angeles tetë vjet më parë.

“Videoja nuk është dëshmi e një akti seksual të detyruar, por është një përfaqësim i një marrëdhënieje komplekse, por dhjetëvjeçare, vullnetare mes Combs dhe viktimës”, thanë avokatët e tij.

Sipas prokurorisë, Diddy sulmoi Cassie Venturën në një hotel në Los Angeles në vitin 2016. Ndërsa ajo po përpiqej të futej në ashensor, ai e kapi nga koka dhe e goditi në dysheme.

Pas kësaj, ai dyshohet se e ka goditur me shkelma teksa ajo ishte shtrirë e palëvizur në tokë dhe më pas e ka çuar me forcë në dhomën e tyre të hotelit.

Kujtojmë se Cassie ka ngritur më parë një padi kundër Combs, duke e akuzuar atë për abuzim fizik dhe seksual prej vitesh. Sipas pretendimeve të saj, gjithçka ka nisur në vitin 2005, kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe.

Gjatë lidhjes së tyre, Ventura pohoi se Combs e kontrollonte, e abuzonte, madje e detyronte të bënte seks me prostitutat ndërsa ai filmonte skenat. Ajo pretendon gjithashtu se është dhunuar fizikisht dhe droguar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer