Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar pas intervistimit nga Prokuria të ministrit Peci.
Ai e ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duke e cilësuar atë si një prej figurave kyçe që po sjell transformim të vërtetë në sektorin e bujqësisë në Kosovë. Sipas tij, për herë të parë pas shumë vitesh, Kosova po e punon tokën “cep më cep”, falë një qasjeje të vendosur dhe profesionale.
Halilaj thekson se kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e jashtëzakonshëm të ministrit Peci, i cili jo vetëm që ka rikthyer besimin në institucion, por ka ndërmarrë hapa të guximshëm për të ndalur praktikat e dëmshme që kanë mbajtur peng për dekada zhvillimin e sektorit bujqësor.
Sipas Halilajt, Peci me vendosmërinë dhe integritetin e tij e ndali krimin dhe korrupsionin që kishte kapluar këtë sektor për më shumë se 20 vjet.